Loading…

Rrezikohen me mbyllje 13 mijë biznese në Kosovë, për shkak të pandemisë

  • 29/04/2021 | 11:49

Rrezikohen me mbyllje 13 mijë biznese në Kosovë, për shkak të pandemisë

Pandemia COVID-19 ka dëmtuar jashtëzakonisht shumë sektorin e gastronimisë, ku në Kosovë rrezikohen me mbylle 13 mijë biznese, shkruan Gazeta Metro.


Hysen Sogojeva kryetar i Oda e Hotelerisë dhe Turizmit e Kosovës (OHTK) gjatë takimit me Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka thënë se pa pasur mbështetje nga shteti me mbi 1 miliard euro për sektorin e hotelerisë dhe turizmit, rrezikohen të mbyllen mijëra biznese të këtij sektori për shkak të humbjeve të mëdha si pasojë e pandemisë Covid-19.

“Jam kategorik që të hapet ky sektor dhe merr masa ndaj atyre që nuk respektojnë masat. Megjithatë, është e nevojshme se për t’i shpëtuar bizneset e sektorit të hotelerisë dhe turizmit nga mbyllja duhet intervenim nga shteti me mbi 1 miliardë euro, pasi dëmet janë të mëdha që janë shkaktuar tash e mbi një vit nga mbyllja”, tha ai.

Për këtë mbyllje, Sogojeva nuk ka përjashtuar mundësinë që të organizojnë edhe protesta nëse vazhdon kjo mbyllje e këtij sektori nga Qeveria.

Po ashtu Sogojeva ka kërkuar në këtë takim të themelohet Agjencia Kombëtare e Turizmit, që sipas tij, do ta ndihmonte këtë sektor për zhvillim./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë