Loading…

Rrezikon 5 vite burg: Turisti dëmtoi statujen antike duke bërë selfie

  • 03/08/2020 | 17:11

Rrezikon 5 vite burg: Turisti dëmtoi statujen antike duke bërë selfie

Një turist austriak ka dëmtuar një skulpturë me vlerë të Antonio Canovas, “Paolina Borghese”, në muzeun e Possagnos (Treviso) për të bërë një selfie.


Turisti u arratis, pa e kuptuar se ishte filmuar nga kamerat e muzeut, ndërsa tani rrezikon pesë vjet burg dhe gjobë deri në 30 mijë euro.

Lajmin e bëri të ditur kritiku i njohur italian i artit, Vittorio Sgarbi, i cili është njëherazi dhe president i fondacionit “Antonio Canova”.

“Pas rihapjes së muzeve, dhe mes tyre ai i Possagnos, ka një episod të bujshëm, i cili nuk vjen nga vizitorët italianë ose nga qytetarë jo të BE-së, por nga një turist austriak që ka vendosur të pozojë për një selfie, i ulur në Borghese Paolina, duke thyer gishtërinjtë e saj”, tha Sgarbi.

Ndërsa shtoi më tej:“Kërkoj nga policia dhe drejtësia qartësi dhe ashpërsi, që të identifikojë vandalin e pavetëdijshëm dhe që ai të mos ia hedhë pa u ndëshkuar”./

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë