Loading…

Rreziku nga Rusia: Finlandezët ushtrojnë me armë të prodhuara nga Suedia

  • 26/05/2022 | 09:26

Rreziku nga Rusia: Finlandezët ushtrojnë me armë të prodhuara nga Suedia

Ushtria Finlandës ka filluar stërvitjet në të gjithë vendin, pasi që ekziston rreziku i një sulmi rus, në një nga stërvitjet e tilla shihet se forcat bregdetare të këtij vendi ushtrojnë me armë të prodhimit suedez, transmeton Gazeta Metro.


Publikimi i pamjeve është bërë nga një medium polak, dhe aty shihet i vendosur një sistem i avancuar ushtarak RBS-15, i cili është prodhim nga shteti i Suedisë.

Finlanda dhe Suedia janë në proces të anëtarësimit në organizatën më të fuqishme politike dhe ushtarake në botë, NATO, kujtojmë se presidenti turk Redzep Taip Erdogan ishte skeptik për pranimin e vendeve nordike në këtë aleancë, por ditëve të fundit ka filluar të tërhiqet nga pozicionet e tij.

Vendet nordike si Suedia dhe Finlanda ndjehen të rrezikuara nga një agresion i mundshëm rus, gjithashtu edhe ish-republikat sovjetike Letonia, Lituania, Estonia ndjehen të rrezikuara vazhdimisht, po përparësia e tyre është se këto të fundit janë anëtare të NATO’së.

Finlanda dhe Suedia janë vende anëtare të Bashkimit Europian, e që së shpejti pritet të jenë edhe anëtarët më të reja të forcës së atlantikut të veriut./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë