Izraeli planifikon të krijojë një “mur lazer” që do ta zhvendoste vendin nga investimet e shumave të mëdha në raketa interceptuese në përdorimin e lazerëve me bazë elektrike që janë më pak të kushtueshme, transmeton Gazeta Metro.
Izraeli ka punuar në teknologjinë e mbrojtjes ajrore me lazer për dekada, duke u kthyer në sistemin taktik të laserit me energji të lartë, i zhvilluar në vitet 1990 dhe fillim të viteve 2000, megjithëse ai projekt u anulua. Por në janar 2020, Ministria e Mbrojtjes njoftoi një përparim.
Kryeministri Naftali Bennett tha se sistemi do të jetë funksional deri në vitin e ardhshëm, shkruan Defense News.
“Kjo do të na lejojë, në afat të mesëm dhe afatgjatë, të rrethojmë Izraelin me një mur lazer që do të na mbrojë nga raketat, UAV’të dhe kërcënimet e tjera. Kjo në thelb do të heqë kartën më të fortë që armiqtë tanë kanë kundër nesh,” shtoi ai. /gazetametro.net