Loading…

Rrëzimi i avionit në Itali, zbardhet komunikimi i fundit i Kullës së Vrojtimit me pilotin: Pse devijove? Përgjigja e çuditshme që mori…

  • 04/10/2021 | 20:51

Rrëzimi i avionit në Itali, zbardhet komunikimi i fundit i Kullës së Vrojtimit me pilotin: Pse devijove? Përgjigja e çuditshme që mori…

“Pse devijove, për të shmangur turbulencat”? Ishte ky komunikimi i fundit i kullës së vrojtimit me pilotin Pilatus PC-12, i cili një ditë më parë u rrëzua duke i marrë jetën 8 personave, mes tyre miliarderi rumun Dan Petresku, gruaja e tij dhe djali si dhe pesë persona të tjerë, përfshirë edhe një fëmijë. Përgjigjja ishte thjesht një “Jo”. 3 minuta pasi u nis, avioni ka devijuar rrugën në mënyrë krejt të papritur pa njoftuar kontrollorët që menaxhojnë trafikun ajror në veri-perëndim të Italisë.  Më pak se 1 minutë nga ai komunikim, që nuk thoshte asgjë, avioni u zhduk nga radarët dhe më pas humbet mes lartësisë. Në atë momente, ai u rrëzua dhe u përfshi nga flakët, ku për pasojë u regjistruan 8 viktima.


Hetuesit nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë së Fluturimit do të hedhin dritën mbi shkaqet, ku pritet marrja e të dhënave nga “Kutia e Zezë”. 2 pistat kryesore që po hetohen janë problemet në motor, si edhe është vënë në pikëpyetje përvoja dhe certifikimi i pilotit.

Avioni Pilatus rumun PC -12 kishte mbërritur në Milano nga Bukureshti më 30 shtator. Në të udhëtonte miliarderi rumun, pronar i një firmë të madhe ndërtimi, i një sërë hipermarketesh dhe qendrash tregtare Dan Petresku, gruaja e tij dhe djali si dhe pesë persona të tjerë, endë të paidentifikuar.

Sipas ekipeve të shpëtimit imazhet ishin tronditëse. Mbetjet e avionit u shpërndanë në një zonë të madhe rreth pikës së goditjes, e ndërsa disa dëshmitarë, që banonin në një ndërtesë rreth 200 metra nga vendi i tragjedisë, thanë se dëgjuan një zhurmë të çuditshme dhe më pas kur panë nga dritarja zjarri kishte mbuluar gjithçka.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë