Loading…

Rrëzimi i Mustafës, lajm i mirë për Kosovën por i keq për Serbinë

  • 10/05/2017 | 18:59

Rrëzimi i Mustafës, lajm i mirë për Kosovën por i keq për Serbinë

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Anton Berisha ka reaguar pas rrëzimit të Qeverisë Mustafa duke thënë se kreun e LDK’së e rrëzuan deputetët e partisë së tij.


Tutje sipas tij është absurde që LDK tash të kritikojë PDK’në, si partner me të cilin qeverisi deri më sot, kurse Berisha edhe më absurde e sheh kritikën e LDK’së ndaj opozitës, shkruan gazetametro.net

Ai shtoi se rrëzimi i Mustafës është lajm i keq për Serbinë, kurse lajm i mirë për Kosovën.

Gjeni të plotë publikimin e Berishës:

ISA MUSTAFEËN E RRËZUAN DEPUTETËT E LDK-së

Rrëzimi i Isa Mustafes, komunistit te fundit, jam i sigurte qe është një lajm i keq për Serbinë por lajm i mire për Kosovën.

Realisht shikuar, Mustafën e rrezuan deputetet e LDK-se te cilët kundërshtuan dhe nuk i krijuan shumicën e duhur ne parlament për te votuar vendimet e tij ne qeveri.

Është absurde qe LDK-ja te kritikoj partnerin, e aq me pak opozitën kur ne fakt ajo nuk arriti asnjëherë gjate këtij mandati te marre vendime brenda vet Grupit Parlamentar.

Një parti qe nuk mundi te bashkohet ne veten e vet gjate qeverise, kërkon te bashkohet ne fushate elektorale; pa marre pergjegjesine për joseriozitetin dhe mungesën e lidershipit.

Seanca e sotme ne fakt ishte një përpjekje e deputeteve per te hyre ne listen zgjedhore te LDK-se, e jo për nxjerr mësimet e duhura për largimin e Isa Mustafes.

Mendoj qe kjo periudhe trevjeçare e degradimit te vendit i faturohet me se shumti LDK dhe kjo do te reflektoj ne zgjedhjet e qershorit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë