Loading…

Rrëzohet aeroplani në Pakistan, frikë se nuk ka të mbijetuar

  • 22/05/2020 | 15:03

Rrëzohet aeroplani në Pakistan, frikë se nuk ka të mbijetuar

Një aeroplan udhëtarësh me 99 persona në bord është rrëzuar në qytetin Karachi të Pakistanit në lagje banorësh afër aeroportit. Mendohet se nuk ka të mbijetuar nga incidenti.


“Ne po përpiqemi të konfirmojmë numrin e pasagjerëve, por fillimisht bëhet fjalë për 91 pasagjerë dhe 8 anëtarë të ekuipazhit”, tha Abdul Sattar Khokhar, zëdhënësi i autoritetit të aviacionit në Pakistan.

Aeroplani ishte duke fluturuar nga qyteti Lahore në aeroportin ndërkombëtar Jinnah, një nga aeroportet më të ngarkuara të Pakistanit.

Fotografitë e postuara në mediat sociale tregojnë se vendi i përplasjes ishte një zonë banimi në Karachi, raporton BBC.

Shërbimet e emergjencës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Raportohet edhe për disa shtëpi të dëmtuara. Rrëzimi i aeroplanit ndodhë vetëm disa ditë pasi Pakistani lejoi rifillimin e fluturimeve tregtare.

Agjencisë Reuters një mjek i spitalit në Jinnah i ka thënë se së paku pesë trupa janë në morgun e spitalit. Ndërsa RT pretendojnë që kryetari i komunës së Karachi të ju ketë thënë se të gjithë në bordin e aeroplanit kanë vdekur.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë