Loading…

Rrëzohet nga mali i Munellës gazetari shqiptar

  • 30/12/2021 | 20:54

Rrëzohet nga mali i Munellës gazetari shqiptar

Një grup alpinistësh, mes tyre edhe gazetari, Alfred Lela janë rrëzuar teksa ngjisnin malin e Munellës në Gjegjan të Pukës.


Shkak është bërë moti i keq me stuhi të fortë dhe borë. I kontaktuar me telefon nga Politiko.al, gazetari Lela ka deklaruar se një alpinist është plagosur, një tjetër ka humbur kontaktet, ndërsa ai vetë është dëmtuar në këmbë.

Lela ka deklaruar se teksa ata bënin ngjitje në mal në kushte të vështira të motit kanë rrëshqitur në borë dhe kanë marrë dëmtime, ndërsa vijojnë kërkimet për alpinistin që ka humbur kontaktet.

Mësohet se Lela, i shoqëruar nga operatori Gisel Dollani dhe tre personat e tjerë ishin nisur për të bërë një reportazh për masivin pyjor të Munellës, pretendent për t’u futur në listën e zonave të mbrojtura.

Më herët, në media u raportua se gazetari Lela bashkë me dy alpinistë janë aksidentuar me një automjet të dalë nga rruga, por Politiko.al konfirmon se nuk ka ndodhur asnjë aksident me makinë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë