Loading…

RrGGK me marsh kundër dhunës

  • 25/11/2016 | 09:33

RrGGK me marsh kundër dhunës

Me moton “Nuk ka arsyetim!” sor organizohet marsh në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore, nga Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK).

Në një komunikat për media, thuhet se dhuna në baza gjinore vazhdon të mbetet mjaft e përhapur.

“Vetëm në vitin 2014, 41 për qind e grave dhe vajzave janë deklaruar se kanë përjetuar dhunë në familje, ndërsa 68 për qind kanë përjetuar dhunë në familje gjatë tërë jetës së tyre. Tutje, 64,1 për qind e grave dhe e vajzave në Kosovë kanë qenë të ngacmuara seksualisht, të paktën një herë gjatë jetës së tyre”, thuhet në njoftim.

Tutje, 64,1 përqind e grave dhe e vajzave në Kosovë kanë qenë të ngacmuara seksualisht, të paktën një herë gjatë jetës së tyre. “Prandaj, për të ngritur zërin kundër dhunës në baza gjinore, RrGGK organizon marshin ‘Nuk Ka Arsyetim!’. Gjatë marshit, pjesëmarrësve do t’iu shpërndahen letra në të cilat do të ketë citime dhe të dhëna për rastet e dhunës në baza gjinore në Kosovë.

“Citimet janë të marra nga hulumtimet e RrGGK-së. Në fund të marshit këto citime do të vendosen në rrethojat e Qeverisë/Kuvendit të Republikës së Kosovës në formë instalacioni ku për kalimtarët e rastit do të paraqesin zërat e personave që kanë përjetuar dhunë”, thuhet në njoftim.

Marshi do të fillojë nga ora 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]net
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë