Loading…

‘Rri, rri o kryeministër ku je tu shku, frikacak’: Musliu e ashpër me Kurtin i cili u largua nga Kuvendi

  • 24/01/2022 | 18:14

‘Rri, rri o kryeministër ku je tu shku, frikacak’: Musliu e ashpër me Kurtin i cili u largua nga Kuvendi

Deputetja e PDK’së Ganimete Musliu ka marrë fjalën për të diskutuar për çështjen e shtrënjtimin të rrymës, mirëpo me ta marr fjalën, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, u largua nga salla, shkruan Gazeta Metro.


I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetës së PDK’së, duke i kërkuar të qëndrojë në sallë dhe të ballafaqohet me realitetin, ku kjo e fundit nuk kurseu edh eofendimet.

“Rri o kryeminstër, rri more ku je tu shku. Rrri ballafaqohu me realitetin. Frikacak!”, ka thënë Musliu nga foltorja e revoltuar me qeverinë që sipas saj po mashtron qytetarët.

Pas kësaj reagoi kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili me shaka i tha deputetes që të mos e kërcënojë kryeministrin.

“Gane mos ma kërcëno kryeministrin.”, tha ai./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë