Loading…

‘Rri urtë’ – BE ja vizaton Kurtit: Mos prish punë me Serbinë e formo Zajednicën – mos e prek Specialen

  • 04/11/2026 | 21:58

‘Rri urtë’ – BE ja vizaton Kurtit: Mos prish punë me Serbinë e formo Zajednicën – mos e prek Specialen

Komisionarja për Zgjerim e BE’së, Marta Kos ishte direkte në njërin paralajmërim për Kryeministrin Albin Kurti të mërkurën aq sa ishte edhe Ambasadori i BE’së Dirk Schuebel për një tjetër. Normalizimi me Serbinë që ndërmjetësohet nga BE ishte një prej temave kyçe që e adresohen, transmeton Gazeta Metro.


Marta Kos në Bruksel ishte e përqendruar në çështjen e një vije të kuqe ku njoftoi se janë të investuar në një çështje politike me Kosovën duke e ndërlidhur atë me çështjen e sundimit të ligjit dhe pavarësisë së gjyqësorit – Dhomave të Specializuara që nuk duhen prekur dhe se po e mbikqyrin këtë proces.

‘’Sa më i fortë të jetë bilanci i Kosovës në zbatimin e reformave, aq më i fuqishëm do të jetë argumenti që vendi të ecë përpara në procesin e integrimit. Tani, me qeverinë e re, shpresoj që vendi të ketë mundësinë të ecë përpara. Megjithatë, ndryshimet në lidhje me Dhomat e Specializuara të Kosovës rrezikojnë të minojnë çdo përparim, por ne tashmë jemi në dialog me Qeverinë e Kosovës lidhur me këto amandamente’’, ka deklaruar Kos të mërkurën duke e vënë qartë vijën e kuqe siç mund të konsiderohet.

Ambasadori i BE’së në Prishtinë Dirk Schuebel u përqendrua që t’i theksojë edhe pritjet e Brukselit dhe i theksoi saktë edhe rëndësinë.

“Ripërtëritja e lidhjeve me komunitetin serb dhe zbatimi i të gjitha obiligimeve nga Dialogu mbeten kyçe për rrugëtimin e Kosovës drejt integrimitt europian. Kemi zhvillime dinamike në rajon dhe mbetet e rëndësishme që Kosova të shfaqë mendje të hapur dhe durim strategjik”.

Schuebel e la të nënkuptohet që të ketë kujdes të shtuar në qasjen ndaj qeverisë së re serbe që pritet në Beograd pas rënies së pushtetit të Aleksandar Vucic./gazetametro.net

BE i kërkon ‘Zajednicën’ në sy Kurtit, si dhe durim me Serbinë pas zhvillimeve atje

BE i kushtëzon eurointegrimin e Kosovës me Specialen: Ndryshimet rrezikojnë të minojnë çdo përparim

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë