Në Maqedoni policia ka arrestuar dy shqiptarë nën akuzën se kanë larguar flamurin maqedon dhe në vend të tij kanë vendosur atë shqiptar.
E gjithë kjo ka ndodhur në qytetin e Kumanovës, ku në qendër të këtij qyteti është vendosur flamuri shqiptar, duke larguar nga shtylla gjigante atë të shtetit maqedon, njoftojnë mediat ne Shkup.
Në videon shihet se si policia brutalisht i arreston dy shqiptarët./ gazetametro.net