Loading…

Rrihet rëndë një person në Ferizaj, arrestohet i dyshuari

  • 25/01/2023 | 11:46

Rrihet rëndë një person në Ferizaj, arrestohet i dyshuari

Një person ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga disa persona të panjohur.


Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 04:00, në Ferizaj.

Po ashtu bëhet e ditur se policia ka arritur të arrestoj një person të dyshuar, i cili pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga disa persona të panjohur. Lidhur me rastin i menjëhershëm ka qenë reagimi policor, ku shumë shpejt është identifikuar dhe është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë