Loading…

Rriten çmimet e konsumit

  • 11/09/2019 | 17:09

Rriten çmimet e konsumit

Janë rritur  çmimet e konsumit krahasuar muaji gusht me mujin korrik, shkruan Gazeta Metro.


Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.5% në muajin gusht 2019, krahasuar me muajin korrik 2019, sipas raportit më të ri të ASK’së.

Kjo shpjegohet me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it qumësht, djathë dhe vezë (5.4%); kafe, çaj dhe kakao (3.7%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (2.6%), etj.

Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupi i COICOP-it perime me 2.6%, me një ndikim të këtij nëngrupi prej minus 0.1% në IHÇK.

Shkalla vjetore e inflacionit në gusht 2019, me muajin gusht 2018 ishte 2.7%. Kjo shpjegohet me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it bukë dhe drithëra (14.0%); mish (4.1%); qumësht, djathë dhe vezë (2.8%); vajra dhe yndyra (1.4%), etj.

Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it pemë (-3.7%); shërbime për transport (-5.0%)-(rënie e çmimeve të biletave të transportit ajror) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.2 për qind) në IHÇK./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë