Loading…

Rriten çmimet e naftës pas sulmeve të reja të SHBA’së ndaj Iranit dhe rivendosjes së sanksioneve

  • 08/07/2026 | 08:41

Rriten çmimet e naftës pas sulmeve të reja të SHBA’së ndaj Iranit dhe rivendosjes së sanksioneve

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm pasi Shtetet e Bashkuara kryen sulme të reja ndaj Iranit, në kundërpërgjigje të sulmeve të tij ndaj anijeve tregtare pranë Ngushticës së Hormuzit, dhe rivendosën sanksionet mbi eksportet iraniane të naftës.


Kontratat futures për naftën Brent, standardi global i referencës, u rritën me 5.8%, duke arritur në 76.2 dollarë për fuçi në orën 01:00 sipas kohës lindore të SHBA-së (ET). Ndërkohë, nafta WTI, standardi amerikan, u rrit me 2.75%, në 72.38 dollarë për fuçi, raporton CNN.

Përshkallëzimi i ri i tensioneve nxjerr në pah brishtësinë e marrëveshjes paraprake të arritur mes dy vendeve, të cilat kanë përjetuar përplasje të përsëritura gjatë javëve të fundit.

Në reagim ndaj sulmeve të fundit amerikane, Irani akuzoi SHBA-në se ka shkelur memorandumin e mirëkuptimit mes dy vendeve, duke u zotuar se do të japë një “përgjigje shkatërruese”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë