Loading…

Rriten golat nga situatat statike në Premier League, hapet debat për ritmin dhe spektaklin e lojës

  • 03/03/2026 | 12:41

Rriten golat nga situatat statike në Premier League, hapet debat për ritmin dhe spektaklin e lojës

Në këtë sezon të Premierligës ka një trend të qartë: golat nga situatat e ndalimit të lojës si: goditjet nga këndi, goditjet e lira apo rivëniet anësore, të cilat po ndikojnë gjithnjë e më shumë në mënyrën se si dërgohen finalizimet në rrjetë.


Sipas të dhënave statistikore, afërsisht 1 në çdo 5 gola në kampionatin anglez po vjen nga një situatë statike të këtij lloji, një shifër mjaft e lartë krahasuar me vitet e kaluara që e nënvizon rëndësinë në rritje të këtyre goditjeve në futbollin anglez.

Trendin e rritjes së golave nga këto situata e pasqyrojnë edhe disa klube kryesore: për shembull, Arsenali i ka realizuar shumë prej golave të tij në këtë mënyrë këtë sezon, duke përfshirë fitoret e fundit me anë të goditjeve nga këndi, ndërsa edhe Liverpooli ka arritur ta shënojë një pjesë të madhe të golave të fundit pikërisht nga situatat “e ndaluara”.

Ky trend i ka ndarë opinionet në futbollin anglez. Disa analistë dhe trajnerë besojnë se këta gola janë thjesht një reflektim i ndryshimit në taktikë dhe konkurrencë, duke u bërë një mundësi e vlefshme për skuadrat në luftë për titull apo për mbijetesë.

Nga ana tjetër, ka zëra kritikë, përfshirë edhe trajnerin e Liverpoolit, Arne Slot, i cili pohon se tendenca drejt golave nga situatat e ndaluara po e zbeh “lojën e hapur” dhe ritmin tradicional të futbollit,  duke e bërë kampionatin ndonjëherë më pak të këndshëm për t’u ndjekur.

Sipas tij, futbolli modern në Angli e ka krijuar një “realitet të ri” ku shumë ndeshje nuk zhvillohen me rrokullisjen e pandalshme të topit në terren.

Një tjetër debat që është ngritur ka të bëjë me kohën efektive të lojës në ndeshjet e Premierligës.

Me ndërprerje të shpeshta për faulle, rimëkthim të topit në fushë dhe situata statike, disa kritikë argumentojnë se koha reale e lojës me top në lëvizje është më e ulët se më parë, duke ndikuar jo vetëm në dinamikën e ndeshjeve, por edhe në perceptimin e spektaklit.

Në këtë mënyrë, Premierliga po shijon shumë gola të shumtë nga situatat e ndaluara, por ajo gjithashtu po ndeshet me një debat të thellë rreth mënyrës se si futbolli modern duhet të luhet dhe shijohet nga tifozët.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë