Loading…

Rriten rastet me COVID-19, Ministria e Shëndetësisë thotë se nuk ka ashpërsim të masave

  • 30/12/2021 | 23:07

Rriten rastet me COVID-19, Ministria e Shëndetësisë thotë se nuk ka ashpërsim të masave

Tashmë që në Kosovë janë konfirmuar rastet e para me Omicron dhe gjatë dy ditëve të fundit ka pasur rritje të madhe të rasteve me coronavirus, masat e njëjta do të mbesin në fuqi edhe në të ardhmen.


“Masat e ndërmarra mbesin në fuqi, ndërsa duke njohur faktin se situate epidemiologjike në Evropë është përkeqësuar dhe duke u bazuar edhe në të dhënat e hulumtimeve rreth imunitetit të krijuar nga vaksinat, me qëllim të përforcimit të këtij imuniteti te popullata është shkurtuar koha e dhënies së dozës përforcuese”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë për RTV Dukagjinin.

Mirëpo jo  të gjithë profesionistët pajtohen me këtë vendim.

Infektologu Hamdi Ramadani thotë se duhet të ketë përforcim të masave.

“Mendoj se brenda tri-katër ditëve institucionet qeveritare dhe IKSHPK-ja duhet të ulen dhe të rishikojnë masat anti-COVID. Duhet të ketë masa më rigoroze edhe për shkak të ardhjes së njerëzve nga vendet tjera. Por edhe puna duhet të kalojë online nga institucionet që është e mundshme”, deklaroi Ramadani.

Gjatë së enjtes në Kosovë janë shënuar 53 raste me coronavirus, derisa një ditë më parë kishte 33 raste.

Ditët paraprake janë shoqëruar me një situatë të qetë epidemiologjike.  Nga nëntë rastet e importuara me Omicron, dy kanë ardhur nga SHBA, 2 nga Londra e një nga Franca.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë