Nga mbrëmja e djeshme është vërejtur një rritje e çmimit të derivateve, ku në disa pompa derivatesh çmimi i litrit të naftës ka shkuar në 1.65 euro.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka thënë se ka një rritje të çmimit të importit, për të cilën arsye është vërejtur rritje edhe në pompat e derivateve.
Berjani ka theksuar se çmimi i dizelit në vendin tonë është 1.63, ndonëse në disa pika të pompave të derivateve shihet që është 1.65 për litër.
“Dizeli është 1.63, benzina 1.64. Ka lëvizje të çmimeve në Berz dhe nuk mund ta dijmë se çfarë çmimesh mund të kemi në ditët në vijim.
Ajo që mund të them është se çmimet në import janë rritur. Çmimi përcaktohet nga importuesit dhe këtë e ka mundësuar Ministria e Tregtisë pasi që ka lejuar marsh të fitimit mbi 4%, që i bie mbi 6 cent për litër” ka thënë Berjani për Indeksonline.