Sulmuesi shqiptar, Armando Broja po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme këtë sezon me Southamptonin.
Në katër ndeshjet që ka startuar këtë edicion, Broja ka realizuar tre gola, duke qenë vendimtar si për Southamptonin, ashtu edhe për Shqipërinë, në periudhën e kualifikimeve për Kupën e Botës.
20-vjeçari është në pronësi të Chelseat, kurse është i huazuar te Southamptoni deri në fund të sezonit, shkruan Gazeta Express.
Dhe, deri më tani ka bindur jo vetëm të jetë startues te Southamptoni, por të krahasohet edhe me sulmuesin e famshëm, Romelu Lukakun.
Lukaku ishte i lënduar për një muaj (23 tetor-23 nëntor) dhe ende nuk e ka gjetur golin për Chelsean që prej datës 14 shtator.
Ndërkohë, tifozët e Chelseat tani po e kërkojnë zëvendësimin e Lukakut me sulmuesin shqiptar, Armando Brojën.
“Armando Broja do ta largojë Lukakun nga pozita e startuesit sezonin tjetër”, thotë një tifoz i Chelseat.
“Armando Broja po e njofton Lukakun se i duhet të punojë”, deklaron një tjetër tifoz.