Loading…

Rritet çmimi i rrymës, Kuvendi mund ta anulojë

  • 23/04/2017 | 13:09

Rritet çmimi i rrymës, Kuvendi mund ta anulojë
Kanë filluar ankesat e konsumatorëve të energjisë elektrike se u është rritur çmimi i energjisë elektrike. Shoqëria civile ka thënë se kjo rritje shkon deri në 30 për qind dhe më së shumti pësojnë kategoritë e ndjeshme të shoqërisë.

Zyra e Rregullatorit e ka ndryshuar çmimin në kohën kur me tarifat e vjetra çmimi do të duhej të ishte i lirë. Një deputet paralajmëron rrëzimin e këtij plani tarifor në Parlament nëse vërtetohet se qytetarët po dëmtohen me tarifat e reja. Për këtë çështje s’kanë folur zyrtarët e KEDS’it.

Artjan Gjonbalaj, një konsumator i energjisë elektrike, është ankuar se i ka ardhur 20 për qind më shtrenjtë rryma krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ai ka argumentuar se vitin e kaluar ka harxhuar më shumë rrymë gjatë muajit të katërt të vitit por ka paguar më pak, kurse, sivjet ka harxhuar më pak e ka paguar me shumë.

“Me strukturën e re tarifore çmimi i rrymës qenka rritur 20 për qind. Më pak kilovat të harxhuar 20 pr qind më shumë për pagësë, prill 2016-prill 2017”, është ankuar Gjonbalaj.

Ai ka pyetur se si është e mundur që të ketë kësi ndryshimet të çmimit dhe të mos ketë marrë informacione paraprake.

“Popull i Kosovës a keni qenë i njoftuar që do të ketë rritje të çmimit të rrymës”, ka pyetur ai.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë