Loading…
Rritet eksporti i prodhimeve kosovare
  • 06/03/2019 | 09:45

Rritet eksporti i prodhimeve kosovare

Institucionet e Kosovës po vazhdojnë punën që të ketë sa më shumë lehtësira për bizneset e Kosovës. Këshilltari i ministrit të financave Lulzim Rafuna, tha se do të vazhdojë mbështetje e Qeverisë së Kosovës për sektorin privat.

“Ne kemi hapur pikën doganore në Durrës dhe kjo do të jetë një ndihmesë e madhe për bizneset kosovare”, tha ai sot në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij edhe pse së fundi është hapur kjo pikë doganore, po vërehet se ka interesim. “Qëllimi i pikës doganore është që të ulet kostoja për bizneset”, tha ai.

Këshilltari i ministrit të financave Lulzim Rafuna, tha se ka rritje të eksporteve të Kosovës. “Është rritur dhe prodhimi në bujqësi, ku kemi eksport, po ashtu edhe ka eksport të mobileve, po ashtu edhe të tekstilit”, tha ai.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë