Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Kostos së Ndërtimit” (IKN) për tremujorin e katërt të vitit 2016.
Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) në tremujorin e katërt 2016 sipas kësaj agjencie u ngrit për 0.2%, krahasuar me TM3 2016, përcjellë gazetametro.net.
Ngritjet më të mëdha ishin te kategoritë: materialet (0.1%); makineritë (0.7%); dhe kostot e tjera (1.3%). Kurse, kategoria e energjisë kishte një rënie prej (-1.6%).
Kurse, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2015, Indeksi i Kostos së Ndërtimit në tremujorin e katërt 2016, kishte ngritje me një mesatare prej 0.1%. Ngritja u vërejt kryesisht te kategoritë: makineritë (4.1%); kostot e tjera (1.0%); energjia (0.8%); dhe materialet (0.5%). Ndërsa, transporti kishte rënie prej (-16.7%). /gazetametro.net