Numri i personave të vrarë nga sulmet ruse gjatë natës është rritur në 17, ka njoftuar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Më herët ishte raportuar për 15 viktima, prej të cilëve 14 në rajonin e gjerë të Kievit dhe një në kryeqytet.
Në reagimin e tij të parë pas sulmeve, Zelensky bëri të ditur se 44 persona të tjerë janë plagosur nga ajo që e cilësoi si një “goditje të rëndë” shkruajnw mediat ndwrkombwtare.
Presidenti ukrainas foli më pas për mungesën e sistemeve të mbrojtjes ajrore, me të cilën po përballet vendi i tij.
“Raketat për interceptimin e raketave balistike do të mund t’ua shpëtonin jetën personave që u vranë sot. Është shumë e rëndësishme që partnerët tanë ta kuptojnë se vonesat në furnizimin me to, apo mungesa e gatishmërisë për të ofruar sisteme kundër raketave balistike, çojnë drejtpërdrejt në viktima dhe shkatërrime kaq të tmerrshme”, deklaroi Zelensky.
Ai shtoi se sulmet kishin shënjestruar në mënyrë të veçantë “biznese civile”.
Pamjet e publikuara gjatë natës treguan, mes objekteve të tjera të goditura, edhe një depo të një supermarketi të përfshirë nga zjarri.
Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan se Rusia lëshoi gjithsej 143 raketa dhe dronë gjatë sulmit.
Në mesin e tyre ishin 24 raketa balistike të llojit Iskander-M dhe S-400, katër raketa kundër anijeve Zircon dhe Onyx, si dhe 115 dronë sulmues Shahed dhe dronë të përdorur si mjete mashtruese.
Kyiv. A Russian missile attack on the city using a cluster munition. Such a strike is designed to kill as many civilians as possible in a metropolis of three million people. It serves no military purpose. pic.twitter.com/zoOwUTrJbT
— Денис Казанський (@den_kazansky) August 5, 2026