Loading…

Rritet numri i pacientëve të prekur nga COVID-19 të shtrirë në spitale

  • 05/01/2022 | 09:26

Rritet numri i pacientëve të prekur nga COVID-19 të shtrirë në spitale

Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës – ShSKUK ka njoftuar se janë 29 pacientë të hospitalizuar si pasojë e COVID-19, shkruan Gazeta Metro.


Sipas raporteve të datës 5 janar 2022 nga klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme, në nivel të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim mjekësor janë 29 pacientë, prej tyre 5 të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 24 të tjerë post-Covid-19.

“Me oksigjeno-terapi janë 8 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë duke u trajtuar 3 pacientë”, thuhet në njoftim.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 2 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 19 pacientë post-covid

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 3 pacientë

Spitali i Prizrenit, 1 pacient

Spitali i Pejës, 3 pacientë

Spitali i Gjakovës, 1 pacient./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë