Loading…

Rritet numri i sulmeve kompjuterike në Kosovë

  • 21/01/2017 | 23:08

Rritet numri i sulmeve kompjuterike në Kosovë

Në Kosovë është rritur numri i krimeve kibernetike, e më të rrezikuarat nga to mbesin bizneset.


Mesazhe kërcënuese nga hakerë, i kishin shkuar qeverisë franceze në rast se do të ekstradojë ish-kryeministrin Ramush Haradinaj në Serbi, raporton KTV.

Përveç Anonymous Albania, si reflektim i marrëdhënieve të tensionuara Kosovë-Serbi, një tjetër grup hakerësh, i njohur si WildClique, sulmuan një sërë ueb-faqesh nga shteti i Serbisë, duke u vendosur informata për krimet serbe të kryera në Kosovë.

Është kjo një prej formave moderne të luftërave. Policia e Kosovës, vitin e kaluar për krime të kësaj natyre ka ngritur 18 kallëzime penale.

Njohësit e kësaj fushe, e shohin të nevojshme rritjen e masave të sigurisë, për parandalimin e sulmeve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë