Loading…

Rritet vlera në treg e Blendi Baftiut: Klubet europiane që e duan duhet të paguajnë kaq para për të

  • 25/01/2020 | 10:23

Rritet vlera në treg e Blendi Baftiut: Klubet europiane që e duan duhet të paguajnë kaq para për të

Vlera e mesfushorit të Ballkanit, Blendi Baftiut, është duke shënuar rritje në tregun e futbollit, ku nga data 23 janar vlera e tij është rritur në 200 mijë euro, transmeton Gazeta Metro.


Senzacioni i këtij stinori ka qenë Blendi Baftiu, i cili me paraqitjet e tij i ka tejkaluar të gjitha pritmshëritë, andaj pa dyshim që ai është zbulimi i këtij viti në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

Baftiu, ka treguar vetën në këtë edicion duke shkëlqyer tek skuadra nga Suhareka dhe natyrisht qe ai ishte më ndër më të merituarit për sukseset momentale të Ballkani.

Ai ka shënuar 10 gola dhe është golashënuesi më i mirë i Superligës së Kosovës në futboll.

Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që ai të ftohet nga Bernard Challandes për Kombëtaren A, në ndeshjen ndaj Suedisë.

E menjëherë me ndeshjen pas Suedisë, vlera e Baftiut në treg është rritur në 200 mijë euro sipas transfermarkt.

Para datës 23 janar vlera e tij ishte 125 mijë euro, mirëpo duket që dita e ditës ky lojtar është duke u rritur dhe vlera e tij do të dyfishohet për shumë pak kohë.

Aktualisht lojtari prishtinas, ka kontratë me Ballkanin deri me 30 qershor të vitit 2021 dhe klubet europiane që e duan atë në ekip, duhet të pagujanë më shumë se 200 mijë euro, për ta marrë atë.

Përveç Baftiut, rritje në treg kanë pasur edhe dy bashkëlojtarët e tij, Arbër Hoxha dhe Jetmir Topalli, ku vlera e tyre aktuale është 175 mijë euro. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë