Që të lexoni këtë hartë, ju nevojiten dy lloje të imagjinatës. Së pari, figuroni një botë ku çdo shtet e ruan formën, por të gjithë kanë madhësinë e njejtë. Holanda dhe Kanadaja, Singapori me Brazilin: të gjitha të barabarta. Por më pas, zmadhoni madhësinë e secilit shtet duke reflektuar rritjen ekonomike nga tani e deri në 2024, e parashikuar nga Qendra e Universitetit të Harvardit për Zhvillime Internacionale (CID).
Ja pse India është shteti më i madh në këtë hartë: parashikuesit e CID kanë caktuar një rritje prej 6.98% për Indinë, më shumë se cdo shtet në botë, edhe më shumë se Kina. Nëse në këtë hartë ju duket që Afrika po zmadhohet më shumë, nuk është ndonjë rastësi: tetë nga nëntë shtetet tjera në listën prej top 10 shteteve të parashikuara nga CID shtrihen në Afrikë – Afrikën lindore, përcjellë gazetametro.net.
Uganda 6.04%, Kenya 6.0%, Tanzania 5.96%, Egjipti 5.83%, Madagaskari 5.78%, Senegali 5.77%, Malawi 5.66% dhe Zambia 5.55%. I vetmi shtet tjetër që mbetet në këtë top 10-she është shteti i Filipineve, i ranguar në vendin e tetë me 5.68%.
Shtetet e tjera aziatike po ashtu janë paraparë që të kenë rritje të mirë gjatë dekadës së ardhshme. Në shtetet në fund, më të vogëlat me madhësi, gjejmë shumë shtete të zhvilluara të cilat mund të themi se janë “marketi” më i madh në botë.
CID parashikon se Gjermania nuk do të ketë rritje më shumë se 0.35% për cdo vit deri në vitin 2024, si shteti me rritjen më të vogël ekonomike në vendin e #120. Gjermania po ashtu në këtë listë renditet më poshtë se shtetet si Belgjika 2.61% dhe Zvicra 3.12%. Australia do të performojë vetëm pak më mirë, me 1.07%.
Dhe në fund befasia është që edhe Meksika 4.37% do të ketë rritje më të madhe se Amerika me 2.58%. Në anën tjetër, disa vende të varfëra do të kenë vetëm rritje të vogëla, duke përfshirë këtu Kubën me 0.95% dhe Libinë 1.04%./gazetametro.net