Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale thotë se 6566 punëkërkues gjatë periudhës janar-nëntor 2016 janë ndërmjetësuar në punësim.
Sipas tyre, dy vitet e fundit është pasyruar rritje prej më shumë se 6% e ndërmjetësimeve në punësim.
Ndërsa, në Agjencinë e Statistikave pohojnë se, shkalla e papunësisë ka rënë në 26.2 për qind, raporton RTV Media.
Por njohësit e ekonomisë edhe me këto të dhëna shprehen se nuk mund të thuhet se ka rritje ekonomike në vend.