Loading…

Rritja e pagave në administratën shtetërore nga viti 2003

  • 21/01/2017 | 20:06

Rritja e pagave në administratën shtetërore nga viti 2003

Pagat në administratën shtetërore në periudhën prej vitit 2003 deri më 2015 kanë shënuar rritje të dukshme.

Janë mbi 80 mijë persona që marrin pagë nga buxheti i shtetit. Agjencia e Statistikave të Kosovës ka të dhëna për pagat në administratën shtetërore prej vitit 2003 deri në vitin 2015.

Në një dokument të hartuar nga ASK-ja në vitin e kaluar, pagat neto mesatare të paguara në baza vjetore në administratën shtetërore sipas viteve 2003 -2015 janë të paraqitura për disa sektor si ai i shërbimeve të përgjithshme, arsimi, shëndetësia, ekonomia, ambienti, rend e siguri publike dhe heshtjet e banimit, shkruan lajmi.net.

Sipas statistikave, në vitin 2003, paga mesatare në administratën shtetërore ka qenë 167 euro, kurse deri në vitin 2014 është rritur gradualisht deri në masën e 429 eurove.

aaaa-1_1485023069-5978052-1

Po që nga viti 2013 -2015 pagat më të larta kanë qenë në sektorin e ‘rendi dhe siguri publike’. Në këtë sektor paga mesatare në vitin 2015 ka qenë 536 euro, në vitin 2010 ka qenë 324 euro, ndersa në vitin 2003 ka qenë 203 euro.

Pastaj në sektorin ‘shërbime të përgjithshme, paga mesare në këtë sektor në vitin 2015 ka qenë 500 euro, ndërsa në vitin 2010 ka qenë 366 euro dhe në vitin 2003 ka qenë 181 euro.

Në administratën e institucioneve shëndetësore paga mesatare në vitin 2015 ka qenë 486 euro, në vitin 2010 ka qenë 256 euro, në vitin 2003 ka qenë 151 euro.

Ndërkaq, Ministri i financave ka bërë të ditur se aktualisht buxheti për paga është në rritje dhe se për paga më 2017 është për 83 mil më i lartë se më 2014, apo 17 për qind më shumë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë