Loading…

Rritja e pagave në sektorin publik zyrtarisht nga muaji dhjetor

  • 10/09/2019 | 12:30

Rritja e pagave në sektorin publik zyrtarisht nga muaji dhjetor

Punëtorët e sektorit publik pritet të marrin paga me rritje nga muaji dhjetor i këtij viti. Këtë e ka bërë të mundur Ligji për Pagat në sektorin publik, përmes së cilit priten të rregullohen pagesat e punonjësve që marrin pagë nga buxheti shtetëror, transmeton Gazeta Metro.

Sipas afateve ligjore, vlera monetare e koeficientit për vitin e parë do të jetë 239 euro, ku koeficienti më i lartë është 10 dhe ai më i ulët 1.

“Vlera monetare e koeficientit për vitin e parë të zbatimit të këtij ligji do të jetë dyqind e tridhjetë e nëntë (239) euro”, shkruhet në Nenin 23 të këtij ligji.

Në bazë të të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, rreth 82 mijë punëtorë marrin pagë nga buxheti i shtetit. Kurse paga mesatare në këtë sektorë gjatë vitit 2018 ishte 573 euro.

Ndërsa në sektorin privat llogaritet të jenë rreth 250 mijë punëtorë, paga mesatare e të cilëve është 410 euro.

Ligji për pagat në sektorin publik është miratuar në muajin shkurt në Kuvendin e Kosovës. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë