Loading…

Rritja e rasteve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut: Alarmohet Shpend Ahmeti

  • 26/10/2020 | 12:35

Rritja e rasteve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut: Alarmohet Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ngritur alarm rreth situatës me koronavirus në vend, shkruan Gazeta Metro.


Ahmeti tha se shumë shtete po përballen me mbyllje totale për shkak të shifrave të larta me koronavirus, derisa sipas tij Kosova për këtë vendim ka qenë 2-3 javë me vonesë.

” Nuk kemi nevojë për mbyllje e restriksione shtesë nga qeveria.  Kemi nevojë që vatrat të indetifikohen dhe të trajtohen”, shkruan ai ndër të tjera.

Ky është postimi i plotë nga Ahmeti:

Shtetet fqinje po ballafaqohen me numra alarmant të virusit. Vetëm dje Maqedonia ka pasur mbi 600 raste të reja dhe 22 viktima.  Shumë shtete Evropiane po ballafaqohen me mbyllje të reja për shkak të numrave alarmant.

Kosova duhet të jetë në dilemë në mungesë të hulumtimeve.  Para një muaji kemi pas një krizë të madhe dhe numra të lartë në krahasim me fqinjët.

Zakonisht kemi qenë 2-3 javë me vonesë në krahasim me shtetet tjera. Kësaj radhe disa po shpresojnë se krizën që tani tjerët po e kalojnë e kemi kaluar para një muaji.

Duke marr parasysh rrezikun dhe lidhshmërinë me shtetet fqinje, duhet të anojmë në anën e kujdesit.  Posaçërisht pas rritjes së numrave tek ne në mbi 130 në ditë.  Disa mund të jenë pasojë e hapjes së shkollave, por tani ekziston edhe rreziku i bartjes së virusit edhe më shumë nga shtetet fqinje.  Udhëtimi pa viza mund ët jetë edhe një prej arsyeve pse shtetet fqinje kanë më shumë infeksione tani.

Keni kujdes këto ditë! tashmë i dini masat e mbrojtjes.  Shkollat po mbyllen në momentin kur më shumë se 5 përqind e stafit janë të infektuar me virus.  Kjo po mban numrat në nivel të menaxhueshëm.   Nuk kemi nevojë për mbyllje e restriksione shtesë nga qeveria.  Kemi nevojë që vatrat të indetifikohen dhe të trajtohen.

Prishtina ka disproporcionalisht më shumë testime prandaj edhe komunat tjera nuk bën të relaksohen sepse si përqindje e testimeve, jemi të gjithë në një nivel.’’/gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë