Loading…

Rritja ekonomike 4 për qind

  • 23/11/2016 | 12:37

Rritja ekonomike 4 për qind

Kosova sipas ministrit të Financave Avdullah Hoti, po e përmbyll këtë vit me një rritje ekonomike prej 4%.


Ai sot në mbledhjen e Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se shpreson që vitin e ardhshëm rritja ekonomike të jetë edhe më e madhe se sa kaq.

Mbledhja e Komisionit per Buxhet dhe Financa, Avdullah Hoti

Sipas Hotit shkak i kësaj rritje është përmirësimi i ndjeshëm i pagesës së taksave.

Ndërsa, shpresat për rritje edhe më të mirë në vitin e ardhshëm, ministri Hoti i ka te Trepça dhe te energjia, projekte këto që sipas tij nëse arrijnë të realizohen e bëjnë të sigurt këtë.

Ndërsa, rritja e buxhetit në 2 miliardë euro për vitin e ardhshëm, për ministrin Hoti do të thotë mundësi edhe për projekte të reja të qeverisë, që janë sigurimet shëndetësore, skema pensionale, nivel më i lartë i subvencioneve në bujqësi, subvencione për kategoritë e luftës si edhe veteranët. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë