Loading…

Rritje e çmimit të rrymës, Dhoma e Tregtisë kërkon masa lehtësuese: Të hiqet TVSH’ja

  • 27/02/2026 | 09:55

Rritje e çmimit të rrymës, Dhoma e Tregtisë kërkon masa lehtësuese: Të hiqet TVSH’ja

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) po analizojnë aplikimet e operatorëve energjetikë për të rritur çmimin e energjisë elektrike për vitin 2026, përcjell Gazeta Metro.


Sipas kërkesave të KOSTT, KEDS dhe KESCO, rritja e tarifave do të arrinte 18%, duke e çuar të ardhurat e lejuara maksimale në rreth 863 milionë euro, krahasuar me 730 milionë euro vitin e kaluar.

Drejtori i Dhomës së Tregtisë, Kushtrim Ahmeti, kërkoi që institucionet të ndërmarrin masa për të zbutur ndikimin e shtrenjtimit tek qytetarët dhe bizneset. Ai sugjeroi heqjen e TVSH-së prej 10% për produktet thelbësore dhe largimin e taksës fikse nga faturat e energjisë elektrike.

“Të hiqet TVSH prej 10% në produktet esenciale, të hiqet taksa në faturën e rrymës – ndoshta do ta balanconte sadopak këtë shtrenjtim të rrymës. Ne paguajmë taksë vetëm pse është ora e rrymës e vendosur”, deklaroi Ahmeti për Rtv21.

Ai shtoi se rritja e çmimit të energjisë dhe liberalizimi i tregut energjetik janë faktorë që kanë ndikuar në inflacionin e vendit, i cili sipas të dhënave të fundit ka arritur 5.8%./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë