Përfaqësuesi kryesor i Bashkësisë Ndërkombëtare në Bosnje ka paralajmëruar se ky shtet është në rrezikun e pashmangshëm të ndarjes, dhe se ka mundësi shumë reale të rikthimit të luftës.
Në një raportim për OKB-në që është parë nga the Guardian, Christian Schmidt, përfaqësuesi i lartë për Bosnje dhe Hercegovinë, tha që nëse separatistët serbë materializojnë kërcënimet e tyre për të rikrijuar ushtrinë e tyre, duke i ndarë forcat e armatosura në dy pjesë, atëherë duhen më shumë forca paqeruajtëse për të ndaluar rrëshqitjen drejt luftës.
Në raportimin e parë prej që mori pozitën në muajin gusht, Schmidt, ish ministër në qeverinë gjermane, paralajmëroi se Bosnja po përballej me “kërcënimin më të madh ekzistencial të periudhës së pasluftës”, raporton The Guardian, përkthen në shqip Periskopi.
Lideri serb i Bosnjes, Milorad Dodik, kërcënoi të tërhiqej nga institucionet e nivellit shtetëror, përfshirë edhe nga ushtria kombëtare e ndërtuar me asistencë ndërkombëtare, për të rivendosur forcat serbe.
Më 14 tetor, Dodik tha që do t’i detyronte pjesëtarët e ushtrisë boshnjake të tërhiqeshin prej Republika Srpskas [gjysma serbe e Bosnjes] duke i rrethuar barakat e tyre, dhe që nëse perëndimi do të ndërhynte ushtarakisht, ai kishte “miq” që i kishin premtuar mbështetjen e akuzës serbe, Serbinë dhe Rusinë.
Policia serbe e Bosnjes kishte kryer “ushtrime kundër-terroriste” muajin e kaluar në Malin e Jahorinës, prej ku forcat serbe kishin bombarduar Sarajevën gjatë rrethimit prej 1992 e deri më 1995.
Përfaqësuesi i lartë tha që ishte e mundshme të kishte përplasje mes agjencive kombëtare boshnjake dhe policisë serbe të Bosnjes.