Rrjeti i Grave të Kosovës përmes një njoftimi ka treguar se tash e tutje do të ofrojnë ndihmë dhe konsultim ligjor për viktimat e dhunës në familje, shkruan Gazeta Metro.
Përmes një video në facebook, Rrjeti i Grave, ka bërë të ditur se ofron ndihmë dhe konsulta ligjore për të gjitha rastet e viktimave të dhunës në familje.
Rrjeti i Grave janë shprehur të gatshme të marrin përsipër rastet e ndryshme të dhunës në familje dhe t’iu ndihmojnë atëherë kur institucionet nuk e kanë trajtuar rastin tuaj në mënyrë adekuate.

Në raste të tilla ju mund të kontaktoni departamentin ligjor të RrGK’së në numrin: 043 861 629.
Duke parë rritjen e numrit të rasteve të dhunës në familje, ky është një hap pozitivë, dhe një ndihmë që do të shërbej për të gjithë ata persona që denoncimi i tyre has në vesh të shurdhër./gazetametro.net