Loading…

Rron Gjinovcit s’i pëlqen reagimi i kryeministrit shqiptar për Kurtin: Si të mbështetë Edi Rama dije që s’e ki mirë

  • 24/11/2022 | 23:40

Rron Gjinovcit s’i pëlqen reagimi i kryeministrit shqiptar për Kurtin: Si të mbështetë Edi Rama dije që s’e ki mirë

Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, njëherit edhe përkrahësi i Qeverisë Kurti, ka reaguar pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i doli në mbrojtje kryeministrit Kurti për çështjen e targave, shkruan Gazeta Metro.


Në një shkrim në Facebook, Gjinovci është shprehur i ‘pakënaqur’ që Rama e mbrojti Kurtin.

“Si të mbështetë Edi Rama dije që s’e ki mirë”, ka shkruar ai shkurt në Facebook.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sot pas akuzave të ditëve të fundit ndaj kryeministrit Albin Kurti, për shkak të marrëveshjes së arritur në Bruksel për çështjen e targave.

Sipas Ramës, Kurti u soll si kryeministër dhe nuk mund të reagonte sikur të ishte në burg.

“S’jam aspak dakord me sulmet ndaj Albin Kurtit pas marrëveshjes së duhur që fatmirësisht mbylli shtegun e rihapur të zhvillimeve të paparashikueshme! Ta sulmosh Albinin pse u soll si kryeministër është njësoj si t’i kërkosh hesap pse nuk mendon e flet njësoj si kur ishte në burg”, u shpreh Rama. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë