Loading…

Rruga e Kombit, ultimatum një javë kompanisë Catalyst

  • 01/12/2016 | 08:13

Rruga e Kombit, ultimatum një javë kompanisë Catalyst

Agjencia e Prokurimit Publik në Shqipëri (APP) ka paralajmëruar kompaninë e huaj “Catalyst” partnere të konsorciumit fitues për marrjen me koncesion të Rrugës së Kombit, që brenda 7 ditëve duhet të dorëzojë në Ministrinë e Transportit, pranimin e njoftimit të ofertuesit të zgjedhur, duke rënë dakord të pajtohet me kushtet e përcaktuara dhe të ekzekutojë marrëveshjen e koncesionit, shkruan sot Koha Ditore.

Nëse “Catalyst” refuzon koncesionin brenda 30 ditëve nga data 30 nëntor ajo duhet të paguajë tarifën 20.000 euro.

Në njoftimin e publikuar në buletinin e radhës të APP-së, kjo e fundit i kërkon konsorciumit “Catalyst” se brenda 60 ditëve duhet të ekzekutohet marrëveshja e koncesionit, çka për qytetarët do të thotë se rruga do të bëhet me pagesë pas dy muajsh.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë