Loading…

Rruga ‘Luan Haradinaj’ ende pa shenja

  • 03/12/2016 | 12:05

Rruga ‘Luan Haradinaj’ ende pa shenja

Ka rreth dy muaj që rruga “ Luan Haradinaj” është riasfaltuar,  mirëpo në të nuk figuron as edhe një vijë.

Edhe pse është në qendër të qytetit, në të nuk janë shenjëzuar as vendkalimet e këmbësorëve, as vijat ndarëse të shiritave të lëvizjes, e as shenja tjera të nevojshme, raporton “038” i KTV-së.

Kjo mungesë, pos kaosit, ka bërë që këmbësorët të orientohen vetëm në bazë të uljes së trotuareve.

Kjo situatë nuk është e lehtë as për shoferët, që në këto rrethana duhet të lëvizin me kujdes të shtuar.

Në komunë pa dhënë ndonjë afat kohor, kanë premtuar se shenjëzimi do të bëhet shumë shpejt.

E për shkak të punimeve në trotuarin e papërfunduar në këtë rrugë, problem është edhe ndriçimi, për të cilin po ashtu në komunë thonë se do të përfundojë shumë shpejt.

Ndryshe, javë më parë, Lidhja Demokratike e Kosovës kishte kritikuar ashpër ekzekutivin në Prishtinë për mos-shenjëzimin e rrugëve në kryeqytet.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë