Loading…

Rrugëdalja për Demarkacionin sipas malazezëve

  • 17/11/2016 | 21:13

Rrugëdalja për Demarkacionin sipas malazezëve

Po bëhen 15 muaj qëkur marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi nuk gjeti ratifikim në Kuvendin e Kosovës. Ndërkohë, pozita e opozita ende nuk kanë treguar shenja të përafrimit të qëndrimeve për këtë çështje, e mosmiratimi i ujdisë po mbetet një nga dy kushtet për liberalizimin e vizave për kosovarët.

Por, një malazez po thotë se ka plot rrugëdalje që vendi të plotësojë kushtin për liberalizimin e vizave, njofton Klan Kosova.

Kryetari i shoqatës së malazezëve të Kosovës, Sllobodan Vujiçiq, bëri me dije se Mali i Zi është i gatshëm të bisedojë rreth kësaj marrëveshjeje.

Sipas tij – që telashet për vijën kufitare i quan politike – autoritetet malazeze janë të gatshme të bisedojnë edhe me opozitën kosovare. /Klan Kosova

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë