Loading…
‘Rrugë drejt dritës’, filmi gjerman për elektrifikimin në Shqipëri
  • 18/04/2019 | 15:40

‘Rrugë drejt dritës’, filmi gjerman për elektrifikimin në Shqipëri

Filmi “Rrugë drejt dritës”, i regjisorëve Eckehardt Pistrick dhe Björn Rheinhardt, është film etnografik, që trajton temën e elektrifikimit në Shqipëri duke vënë përballë të kaluarën me të sotmen, propagandën glorifikuese të sistemit komunist dhe rrëfimet e sotme të elektricistëve, inxhinierëve dhe fshatarëve, që punuan fort në elektrifikimin e vendit në vitet 1965-1970, trasnmeton Gazeta Metro.


Pamjet bardh e zi të dokumenteve historike dhe ato shumëngjyrëshe të rrëfimeve të personazheve ndajnë qartë të kaluarën dhe të tashmen në filmin „Rrugët drejt dritës” që është një histori mbresëlënëse ndërmjet fiction-it, realitetit dhe propagandës.

“Ne këtë film kemi dashur të ballafaqohemi me utopinë e zhvillimit, me atë se ҫfarë sjell apo nuk sjell zhvillimi në nivelin rural dhe në atë individual. Ai është në të njëjtën kohë edhe një ballafaqim me të shkuarën, si reflektojnë shqiptarët ndaj komunizmit ndaj arritjeve të komunizmit dhe me idealizimin e këtyre arritjeve”, shpjegon regjisori i filmit Eckehard Pistrick.

Filmi u shfaq në fundjavë në Këln në kuadrin e serisë filmike me titull „Trashëgimia vizuale e komunizmit – ballafaqime filmike”, një bashkëpunim i Filmclub 813 me Shoqatën e Evropës Juglindore. Për herë të parë filmi u shfaq vitin e kaluar në “16th edition of Tirana International Film Festival”.

Shfaqja në Köln ishte premiera e këtij filmi në Gjermani./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë