Loading…

Rrugët e muret e Prishtinës mbushen me grafite: Jo Vjosa, Glauk Konjufca numër 1

  • 06/02/2021 | 12:18

Rrugët e muret e Prishtinës mbushen me grafite: Jo Vjosa, Glauk Konjufca numër 1

Me grafite janë mbushur rrugët dhe muret e kryeqytetit sot ku shfaqin pakënaqësi me listën e numrave të kandidatëve për deputetë nga radhët e VV’së, transmeton Gazeta Metro.


Grafite që shfaqin Glauk Konjufcën, nënkryetarin e VV-së, si numrin 1 janë shfaqur të shtunën në Prishtinë duke e kundërshtuar që para tij të jetë Vjosa Osmani.

Në këto grafite emri i Vjosa Osmanit është kundërshtuar me vizë, kurse emri i Glauk Konjufcës është shënuar me numrin një.

Beteja politike për numrin 1 në listën zgjedhore ka përcjellë diskutimet zgjedhore që kur janë caktuar zgjedhjet. Lideri i VV-së, Albin Kurti, po vazhdon të deklarojë se do t’i prijë listës zgjedhore, derisa KQZ-ja nuk e ka certifikuar si kandidat. Osmani është kandidate për presidente të vendit në listën e VV-së.

VV-ja ka refuzuar vazhdimisht të bëjë rirenditjen e kandidatëve, derisa Osmani është numër 2 në listë dhe Konjufca 3.//gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë