Loading…

Rrugët në pjesët e thella malore, në gjendje të mirë

  • 22/01/2017 | 15:28

Rrugët në pjesët e thella malore, në gjendje të mirë

Mirëmbajtja dhe pastrimi i rrugëve në zonat malore po mundëson një qarkullim të lehtësuar. Rëndësi e veçantë i është kushtuar rrugëve rreth qendrave të turizmit dimëror.


Bazuar në të dhënat na terreni, Ministria e Infrastrukturës njofton se të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale mbeten të kalueshme, transmeton gazetametro.net.

“Menaxherët rajonalë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe ekipet mbështetëse të MI-së janë duke monitoruar punën e kompanive të kontraktuara, duke qenë në koordinim të plotë. Ekipet e MI-së vazhdojnë të punojnë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe ekipet lokale në disa komuna, në të cilat ka pasur reshje më të mëdha të borës”, thuhet në njoftimin e MI-së, transmeton gazetametro.net.

Ministria e Infrastrukturës i këshillon qytetarët e Kosovës që të kenë pajisjet e nevojshme dimërore gjatë udhëtimit dhe të jenë të kujdesshëm në komunikacion duke respektuar ligjin. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë