Loading…

Rrugët skandal, Pacolli me ‘ultimatum’ për qeverinë e Albin Kurtit

  • 08/11/2021 | 19:07

Rrugët skandal, Pacolli me ‘ultimatum’ për qeverinë e Albin Kurtit

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, ka kritikuar institucionet e vendit lidhur me mirëmbajtjen e rrugëve në të gjithë Kosovësn, shkruan Gazeta Metro.


Ai ka thënë se mosmirëmbajtja e rrugëve është duke i shkaktuar vendit shumë dëme teksa ka kërkuar intervenim të shpejtë nga institucionet përkatëse.

Këtu keni statusin e tij të plotë:

“Qe nje vit e këndej Rrugët e Kosovës nuk po mirëmbahën dhe po degradohen masivisht. Përmbytjet e fundvitit të kaluar kanë shkatërruar shumë rrugë, ura dhe vendkalime për këmbësorë pothuajse në gjithë Kosovën. Rrugët magjistrale dhe shumë rrugë rajonale po bëhen gjithnjë e më të vështira për trafikun dhe këmbësorët. Sinjalizimet kudo janë të dëmtuara ose nuk ekzistojnë fare. Kjo situatë është duke shkaktuar dame të mëdha dhe duke rrezikuar jetra te njerëzve. Ështe momenti i fundit që institucionet perkatëse të mirren me këtë problem”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë