Loading…

‘Rrugëtimin tim do e vazhdoj me Haxhi Shalën’: Largohet edhe një asamblist nga Nisma Socialdemokrate

  • 07/07/2020 | 17:07

‘Rrugëtimin tim do e vazhdoj me Haxhi Shalën’: Largohet edhe një asamblist nga Nisma Socialdemokrate

Pas aderimit të deputetit në Kuvendin e Kosovës, Haxhi Shala, nga Nisma socialdemokrate në Aleancën për Ardhmëri të Kosovës, një largim tjetër nga Nisma ka ndodhur edhe sot, transmeton Gazeta Metro.


Kësaj radhe është asamblisti i Kuvendit Komunal në Malishevë, Luan Kryeziu i cili ka njoftuar se sot ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha funksionet e tij politike.

Përmes një postimi në Facebook, Kryeziu shtoi se rrugëtimin e tij do ta vazhdojë së bashku me Haxhi Shalën.

Njoftimi i Kryeziut:

“Të dashur miq, shok, familjar dhe ju aktivistë shumë të respektuar, dua të j’u njoftojë që sot jap dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha funksionet e mia politike që përfaqësoj në Nismën Socialdemokrate.
Besimin e qytetarëve që m’a kanë dhënë do t’a ruaj dhe do të vazhdoj fuqishëm të jem zëri i tyre në Kuvendin Komunal të Malishevës, vendimi im për të dhënë dorëheqje nga funksionet e Nismës Socialdemokrate nuk erdhi rastësisht, por ka një kohë të gjatë që kjo parti nuk respekton anëtarësinë e saj dhe kontributdhënësit e saj real. Rrugëtimi im në këtë subjekt është që nga themelimi i saj, nga viti 2013 dhe me gjithë potencialin tim dhe shumë bashkëpunëtorëve u munduam që t’a ndërtojmë një strukturë sa më të fuqishme politike, mirëpo tani ky subjekt ka humbur rrugën në drejtim të cilës jemi zotuar që do të shkojmë.
Rrugëtimin tim do të vazhdoj së bashku më njeriun e fjalës z.Haxhi Shala i cili çdoherë ishte zëri im si në Kuvendin e Kosovës, por edhe në organet e partisë, aktiviteti ynë politik tani e tutje do të vazhdojë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, parti kjo e cila n’a ka dhënë hapësirë të gjerë në veprimtarinë tonë politike.

N’a prift e mbara!

Me respekt: Luan Kryeziu”. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë