Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, deklaroi se formimi i Kuvendit pa një dakordim paraprak për zgjedhjen e Presidentit nuk do të sillte zgjidhje për situatën politike, transmeton Gazeta Metro.
Sipas Rrustemit, një konstituim i tillë do të rrezikonte të kthehej në një proces të zgjatur politik dhe në përgatitje për një tjetër garë zgjedhore. Ai ka thënë se rruga për të shmangur këtë skenar ekziston, nëse partitë tregojnë vullnet për kompromis.
“Duhet të pajtohemi për President konsensual dhe të ulemi të flasim për forman e partneritetit apo bashkëpunimit”, tha Rrustemi.
Rrustemi paralajmëroi se mungesa e një marrëveshjeje politike do ta shtyjë Kosovën gjithnjë e më pranë zgjedhjeve të reja, duke e bërë gjetjen e një kompromisi për Presidentin çështje vendimtare./gazetametro.net