Loading…

Rryma s’e lejon mbajtjen e mbledhjes së Kuvendit të Malishevës, të martën tentimi i radhës

  • 24/12/2021 | 12:59

Rryma s’e lejon mbajtjen e mbledhjes së Kuvendit të Malishevës, të martën tentimi i radhës

Kuvendit Komunal i Malishevës do të mblidhej sot për të zgjedhur kryesuesin e legjislativit.


Por, kjo gjë u pamundësua për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike.

Për këtë shkak, kjo mbledhje u shtye për një tjetër ditë.

Hajdin Berisha, anëtari më i vjetër i Kuvendit Komunal të Malishevës për Klankosova.tv tha se zgjedhja e kryesuesit do të bëhet të martën.

“Mbledhja e sotme u anulua për shkak të ndërprejes së rrymës, por mbledhja e radhës është caktuar për ditën e martë në orën 10:00”, tha ai.

Ky Kuvend Komunal afatin e fundit për zgjedhjen e kryesuesit e ka me 1 janar, njofton Klankosova.tv.

Berisha tha se kjo të ndodh para afatit të caktuar për zgjedhjen e kryesuesit të legjislativit.

“Zgjedhja e kryesuesit të legjislativit do të ndodh para afatit të fundit, pra para 1 janarit. Po besoj që do të përfundoi të martën. Nisma Socialdemokrate si parti fituese nuk e synon domosdoshmërisht fituesin, prandaj mendoj se nuk do të kemi probleme në përzgjedhjen e tij”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë