Loading…

Isa Mustafa direkt: Ata që e dëmtuan LDK’në në 2021, po i kushton sot Kosovës

  • 03/03/2026 | 15:01

Isa Mustafa direkt: Ata që e dëmtuan LDK’në në 2021, po i kushton sot Kosovës

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, reagoi për zhvillimet e fundit politike në vend, duke e cilësuar situatën aktuale si pasojë të prishjes së balancave politike pas zgjedhjeve të vitit 2021, përcjell Gazeta


Sipas tij, goditja që iu bë LDK-së në ato zgjedhje ka prodhuar pasoja të drejtpërdrejta për vendin.

“Ata që e dëmtuan LDK-në në vitin 2021 ia bënë sherrin më të madh Kosovës”, është shprehur Mustafa në një prononcim për IndeksOnline.

Sipas tij, raportet aktuale ndërmjet subjekteve politike kanë krijuar një realitet ku shumica qeverisëse ka avantazh të qartë, ndërsa opozita nuk arrin të sigurojë mbështetje të mjaftueshme as për një kandidat të vetëm për postin e presidentit.

“E sollën situatën që partia në pushtet formalisht mund të kandidoj dy kandidatë për president, ndërkaq partitë opozitare s’mund të bëjnë vota as për një. Këtu nuk duhet fajësuar Vetëvendosjen por ata që i ia krijuan fuqinë, me të cilën , të cilën e kanë problem ta menaxhojnë. Zgjedhja e presidentit apo presidentes varet nga partia e parë”, theksoi ai.

Mustafa shtoi se barra e përgjegjësisë nuk duhet të mbetet vetëm mbi LVV-në, por edhe mbi ata që, sipas tij, kontribuuan në forcimin e saj. Ai paralajmëroi se nëse llogaritjet politike e kërkojnë, vendi mund të përballet sërish me zgjedhje të reja.

“Po të kenë vullnet e zgjedhin, nëse llogarisin se mund ta shkatërrojnë edhe më shumë opozitën, shkojnë në zgjedhje”, shtoi ai./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë