Loading…

RTK më në fund bëhet me tokë

  • 02/05/2018 | 15:08

RTK më në fund bëhet me tokë

Radiotelevizioni i Kosovës (RTK) më në fund është bërë me tokë, kjo pasi që Ministria e Administratës Publike dhe RTK-në kanë lidhur një Marrëveshje Mirëkuptimi për ndërtimin e ndërtesës për nevojat e transmetuesit publik.

Kjo marrëveshje ka për qëllim realizimin e projektit kapital të kësaj ndërtese, në sipërfaqe prej 8 hektarësh, që shtrihet në zonën Prishtina e Re.

Në ceremoninë e rastit, për MAP-in, marrëveshjen e nënshkroi ministri Mahir Yagcilar, kurse për RTK-në, drejtori i përgjithshëm, Mentor Shala.

Sipas kësaj ujdie, MAP obligohet të sigurojë lokacionin në të cilin do të ndërtohet ndërtesa bazuar në vendimin e komunës së Prishtinës nr.046-94060 të datës 04.05.2015, bazuar në kontratën e datës 11.02.2016 të lidhur ndërmjet MAP-it dhe komunës së Prishtinës, të hartojë planin urbanistik, të afrojë edhe dokumentacionin tjetër përkatës dhe ta ndihmojë RTK-në gjatë realizimit të projektit. Ndërsa, RTK-ja obligohet ta financojë hartimin e projektit dhe të ndërtesës në harmoni me planin urbanistik.

Agjencia e Privatizimit në Kosovë në shkurt të vitit 2016 i pati dhënë një ultimatum Radio Televizionit të Kosovës që të largohet nga ndërtesa që po përdor brenda pesë ditësh, duke pretenduar se është përdorur në mënyrë të paligjshme./gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë