Loading…

RTK’ja do të bëhet me pagesë

  • Nga

  • 26/01/2017 | 17:00

RTK’ja do të bëhet me pagesë

Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Medie, sot diskutoi për projektligjin për RTK’në, me ç’rast u bënë shumë ndryshime të cilat do t’i dërgohen Qeverisë për votim.


Ndryshime në projektligjin për RTK’në ka pasur në gjashtë pika të rëndësishme, por çka bie në sy, është që RTK’ja do t’u kushtojë familjeve kosovare me nga 2.5 euro, shkruan gazetametro.net.

RTK’në qytetarët kosovarë e kishin paguar edhe më herët me anë të faturave për energji, mirëpo kjo ishte cilësuar si shkelje kushtetuese, për ç’ka Gjykata Kushtetuese e kishte pezulluar.

Ndërkaq, RTK’së mund t’i hiqen edhe dy anëtarë të bordit, pasi nga 11 sa i ka tash, me projektligjin e  ri parashihet të jenë vetëm 9 anëtarë. Madje, këta anëtarë do të kenë një mandat 5 vjeçar, por s’do të kenë mundësi ri-kandidimi.

Gjithashtu, në projektligjin e ri kërkohet krijimi i një komisioni ‘ad-hoc’ për RTK’në, i cili do të kishte jo vetëm deputetë, por edhe profesionistë. Po ashtu, parashihet që RTK’ja të auditohet nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, gjë që nuk është bërë më herët.

Ndërkohë, ky projektligj do të dërgohet në fillim të javës tjetër në Qeveri për votim, e më pas kthehet tek deputetët për t’u votuar në Kuvend.

Ndryshe, Sindikata e Pavarur e RTK’së ditët e fundit ka ngritur shqetësime për kushtet e punës në transmetuesin publik dhe vonesë të pagave./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë