Loading…

Ruani veshket: Dieta Inflamatore, rrezikon shëndetin seriozisht

  • 10/02/2019 | 11:13

Ruani veshket: Dieta Inflamatore, rrezikon shëndetin seriozisht

Ajo që quhet ‘Dieta Inflamatore’ mund të dëmtojë njerëzit që kanë sëmundje të veshkave, thotë një studim i ri, transmeton Gazeta Metro.


Ushqimet pro-inflamatore përfshijnë karbohidratet e rafinuara, sheqeri, fruktoza e misrit, mishi i kuq, pijet e gazuara dhe ushqimet e skuqura.

Në këtë mes ka edhe disa perime, duke përfshirë domatet, patëllxhanët dhe specat që mund të shkaktojnë reaksione inflamatore.

Shumë të mira shëndetësore mund të vijnë nga dietat e mira, por ky hulumtim hodhi dritë se si ndikon dieta në shëndetin e veshkav.

Hulumtuesit amerikan, gjeten lidhjet mes dietave pro inflamatore dhe rrezikut të lartë për zhvillim të dëmtimit të veshkave, të njohura si sëmundje renale të fazës përfundimtare tek njerëzit që kanë sëmundje kronike të veshkave.

“Ne sugjerojmë që dietat antiinflamatore të testohen nëse ato do mund të çojnë në shkallë më të ulët të [sëmundjes renale të fazës përfundimtare], sepse gjetjet tona tregojnë një rrezik të lartë të kësaj sëmundjeje si shkak i një diete inflamatore “, tha Tanushree Banerjee, prezantuese e hulumtimit. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë